Zidane i tha lamtumirë Realit; Franca në të ardhmen e tij; kombëtarja ose PSG

Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Realit të Madridit dhe këtë të enjte erdhi dhe njoftimi zyrtar. Tani për të është koha të mendojë për të ardhmen e cila duket se do të jetë në Francë; te kombëtarja transalpine për një zëvendësim të mundshëm të Didier Deschamps ose te Paris Saint Germain nëse Mauricio Pochettino kthehet te Tottenham, por nuk përjashtohet hipoteza që ai të qëndrojë një vit pushim.

Zidane mori drejtimin e Realit të madridit në janar të 2016 në vend të Rafael Benitez dhe dha dorëheqjen në 2018, në mënyrë surprizë pasi kishte fituar 3 tituj radhazi të Champions League. Në mars të 2019, Florentino Perez iu lut që të kthehej pas dështimeve të Lopeteguit dhe Solarit dhe trajneri pranoi duke fituar edhe një titull në La Liga. Tani vjen lamtumira e dytë edhe pse kishte edhe një vit kontratë me Los Blancos.

Pas këtij vendimi, Realit të Madridit i duhet të gjejë zëvendësuesin e Zidane. Me opsionin Allegri të sfumuar, Raul Gonzales që drejton Real Madrid Castilla, bëhet kandidatura kryesore, por tani në horizont shfaqet dhe imazhi i Antonio Contes pas zyrtarizimit të ‘divorcit’ me Interin

‘Ka ardhur momenti i Contes-pohojnë gazetarët e ‘El Chiringuito TV’, ndërkohë që ish presidenti i Realit, Ramon Calderon ndez akoma më shumë zërat për ardhjen e italianit në Madrid.

‘E di që ka pasur kontakte mes Contes dhe Realit të Madridit. I njëjti diskutim edhe me Allegrin-tha Calderon-mund të drejtojë një klub të nivelit më të lartë pas eksperiencave të rëndësishme që ka përjetuar dhe pasi fitoi titullin me Interin’.

Historia mes Contes dhe Realit të Madridit është e vjetër; në tetor të 2018, kur Lopetegui pritej të shkarkohej për t’I lënë vendin Solarit, ishte arritur një akord me dëshirën e Florentino Perez. Por gjithcka dështoi pasi senatorët e skuadrës me në krye Sergio Ramos kundërshtuan ardhjen e një ‘Rreshteri të hekurt’. Por tani, Sergio Ramos as nuk di nëse do të jetë më te Reali I Madridit, ndërsa  kalimi i Contest e skuadra merenges është një mundësi konkrete edhe pse nuk është opsioni më I mundshëm për t’u realizuar.

Sfidanti.al