Trajneri i ri i Interit, sfumohet opsioni Allegri, Sarri në pole position për stolin

Pasi u mbyll cështja Conte, Interi tani është përqendruar në gjetjen e një trajneri të ri. Tashmë për zikaltrit janë sfumuar 2 pista. Pista kryesore ishte ajo e Massimiliano Allegrit, por ai do të kthehet te Juventusi në vend të Andrea Pirlos. Po kështu sfumohet edhe pista Simone Inzaghi që rinovoi me Lazion deri në vitin 2024.

Tani, emri i parë në listën e Beppe Marottës është ai i Maurizio Sarrit që prej një viti nuk kishte skuadër dhe që dukej se do të shkonte te Roma, por në fund vendin ia mori Mourinho. Allegri ishte karta që do të luante Marotta edhe vitin e kaluar nëse takimi me Conten do të kishte sjellë divorcin. Pas 365 ditësh, situata u përsërit, por këtë radhë kuadri i përgjithshëm ishte më kompleks si për konkurencën e fortë të Juventusit ashtu edhe për aspektin financiar.

Sfidanti.al