Kështu ia vlen të ikë trajneri, Ramos: Zidan ishte një dhe i vetmi!

Kapiteni i tij e përcolli me shumë dashuri dhe me dhimbje. Veterani i Realit të Madridit, Sergio Ramos, mund të mos vazhdojë vetë në “Bernabeu”, por gjithsesi së pari ai ka ndjenja të forta për Zinedin Zidan, tashmë ish-trajnerin e tij. Së bashku ata fituan 11 trofe, dhe 35-vjeçari e përcolli francezin me postimin e tij në rrjetet sociale. “ZZ, një dhe i vetmi, unë ju uroj çdo të mirë, ti e meriton, e ke fituar këtë të drejtë”. Bashkë me Ramosin, vlerësime për Zidanin shprehën edhe Toni Kros, Kasemiro, Karvahal apo Tibo Kurtua.  Zizuja u largua një ditë më parë duke mbyllur etapën e tij të dytë në Madrid, duke mos arritur të fitojë asnjë trofe këtë sezon, por duke qenë fitues në edicionet e tjera, përfshi 3 Champions dhe 2 La Liga.

Sfidanti.al