Kryevepra zikaltër, ajo e Lukakut, Lautaros, Handanoviçit, Hakimit, Barelës, Eriksenit sa për të përmendur disa lojtarë, si dhe e trajnerit Antonio Konte, e drejtuesit të lartë sportiv, Bepe Marota, dhe e presidentit Çang, më në fund u realizua. “Bacë, u kry!”, thanë në Kosovë në vitet 1999-2000 dhe në 2008, po kjo duket se është thirrja nga Milano, edhe pse suksesi i Interit, megjithë dramaticitetin e tij, është ku e ku me triumfin e shqiptarëve të Kosovës.
Interi doli për herë të 19-të kampion i Italisë, duke u ndihmuar nga barazimi 1-1 që Krotone i mori Atalantës në ndeshjen e kësaj të diele. Në Milano ka nisur festa pasi qindra e mijëra tifozë kanë dalë në sheshin qendror përpara Katedrales “Duomo”, pavarësisht kufizimeve të koronavirusit. Kanë të drejtë, sepse u detyruan të prisnin 11- vjet që kur titulli u fitua nën drejtimin e Zhoze Murinjos në 2010. Interi ka 82 pikë ndaj 69 të Atalantës e Milanit, ndërsa Napoli gaboi duke mbetur në 67 pikë.
Sfidanti.al