Homazhi i munguar nga Maradona për Rafaela Karranë!

Në Spanjë e quajnë “miti bion”, “ikona italiane” si dhe disa epitete të tjera, ndërsa ajo punoi në vitet 80-të në vendin iberik. Aty luajti për dy vjet edhe Diego Armando Maradona për Barcelonën, por njohjen mes tyre e kishin bërë që në 1979 në Buenos Aires. Jo direkt, por nëpërmjet këmbënguljes së Maradonës për ta dëgjuar nga afër, ndërsa Rafaela Karra do të këndonte në Argjentinë. Diego përfundoi në qeli sepse u përplas me forcat e policisë, ndërsa Rafaela i kërkoi fanelën me numrin 10 për t’ia dhuruar me autograf. Fanela doli në ankand në Spanjë në vitet 80-të, dhe vetë Diego ia solli personalisht. Ishin miq edhe më pas, në 1998 Maradona erdhi në Itali në spektaklin e Rafaelës, ndërsa kur legjenda argjentinase u shua pak kohë më parë, personaliteti italian e qau publikisht duke shkruar për gjithë keqardhjen e saj. Sot është vetë Rafaela Karra që u shua pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 78-vjeçare ndërsa do të mbetet ikonë e televizionit italian.

Sfidanti.al