Italia, gati për Spanjën, gazetat: Mançini në korridë kundër demave!

Ja ku e kanë edhe ata dikë për të cilin të luajnë. Nëse Danimarka ka Eriksenin, Italia e ka heroin e saj fatkeq, mbrojtësin e dëmtuar Spinacola, që nuk do të luajë futboll për 6 muaj. Kombëtarja e kaltër i premtoi lojtarit të Romës, se do të bëjnë çmos që ta fitojnë Europianin për të. Së pari duhet fituar gjysmëfinalja e kësaj të martë ndaj Spanjës në “Uembli”. Trajneri Roberto Mançini nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime, mungon vetëm Spinacola i dëmtuar, që do të zëvendësohet nga Emerson Palmieri.

Tekniku konfirmon Imobilen edhe pas kritikave për simulim ndaj Belgjikës, po ashtu Kiezën, dyshen Kielini-Bonuçi në qendër të mbrojtjes, dhe treshen e mesfushës. Të përditshmet italiane janë shumë tifoze. “La Gazeta delo Sport”: Dëshirë për finale! Mançini është llampa magjike kundër Spanjës! Insinje, Verrati, Barela, gjetitë e vegjël për “Uemblin”! “Il Korriere delo Sport”: Shoh ngjyrë të kuqe! Mançini shkon në korridën europiane, duke nënkuptuar një luftë me demat spanjollë në gjysmëfinalen e “Uemblit”!

Sfidanti.al