Pavarësisht se “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid janë prej kohësh në negociatat me “bergamaskët” e Atalantas, për shërbimet e “bomberit” danez, Rasmus Hojlund, kjo gjë nuk i ka ndaluar “gjigandët” francezë të PSG, të hynë në “garë” për sulmuesin.
Kampionët e Ligue 1 kanë ofruar plot 50 milionë euro për 20-vjeçarin dhe nuk kanë ndërmend ta rrisin ofertën e tyre, mirëpo Atalanta sërish nuk pranon më pak se 70 milionë euro për talentin 20-vjeçar. Në krahun tjetër, Hojlund ka arritur marrëveshjen personale me “djajtë”, teksa prioritet i lojtarit ishte kontrata 5-vjeçare, gjë të cilën në “Olld Traford” e kishte të siguruar, ndërsa përsa i përket klubeve, Junajtid ka gati ofertën e radhës për danezin, 50 milionë euro bazë plus 10 milionë të tjera bonus, ofertë që mund të kënaqë drejtusit e italianëve.
sfidanti.al