UEFA vendos, Barcelona do të jetë pjesë e Çampions Ligës

Pavarësisht se hetimi për çështjen “Negreira”, në Spanjë për skuadrën e Barcelonës ende nuk ka përfunduar, UEFA ka marrë ditën e sotme, një vendim të përkohshëm mbi pjesëmarrjen e “katalanasve” në turnetë evropianë këtë sezon e më konkretish në Çampions Ligë.

Komisioni i Apelit të UEFA-s , ka vendosur që të pranojë përkohësisht kërkesën e “blaugranave” për të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare për edicionin 2023-2024, në pritje të zhvillimeve më të reja nga drejtësia sportive në Spanjë rreth kësaj çështje. Ndërkaq, kujtojmë se që prej 15 shkurtit të këtij viti, klubi “blaugrana” akuzohet për korrupsion, pas zbulimit të një listpagese prej miliona eurosh, në llogari të ish/nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të La Liga, Hose Maria Negreira.

 

sfidanti.al