Një tjetër portier lë “zikaltërit”, Radu kalon në Premier Ligë

Pas transferimit të kamerunasit Andre Onana te Mançester Junajtid dhe pas largimit të sllovenit, Samir Handanoviç, tashmë një tjetër “gardian” është larguar nga “zikaltërit” e Inter, duke i lënë këta të fundit pas asnjë portier cilësor.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin rumun, Jonut Radu, i cili ka kaluar nga “gjarpërinjt” e Milanos, drejt “qershive” të Bornmuth në Premier Ligë, me këta të fundit, që e kanë afruar lojtarin në formë huazimi, me të drejtë blerjeje prej 8 milionë eurosh. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Radu ishte gjithashtu i huazuar, teksa e nisi “aventurën” e tij te francezët e Okserr, për ta përfunduar te “rivalët” e Inter në Serie A, Kremoneze

 

sfidanti.al