Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA pritet të japë nga momentin në moment vendimin për pjesëmmarrjen e turneve evropianë këtë sezon të “bardhezinjve” të Juventus, të cilët pritej të luanin në Ligën e Konferencës këtë sezon.
Në Torino tashmë prej javësh janë gati të heqin dorë nga kompeticionet europiane këtë sezon, por do ta pranojnë me qetësi duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze. Nga pikëpamja sportive, do t’i jepte fund aferës së fitimeve kapitale dhe pagave, të cilat ndikuan shumë te Juventus sezonin e kaluar. Skuadra e Alegrit, vendin e të cilit do ta zërë Fiorentina, do të përqendrohet në Serie A dhe Kupën e Italisë, duke tentuar të ndërpresë një seri 2-vjeçare pa trofe.
sfidanti.al