E para femër në Ballkan që ia doli, alpinistja shqiptare hyn në histori

Alpinistja, Uta Ibrahimi, që tani ka marrë epitetin “heroina jonë e maleve”, tashmë ka ngjitur edhe K2 me lartësi 8,611 m, i dyti në botë pas malit Everest, dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000. Njoftimi për këtë arritje fantastike, të alpinistes shqiptare erdhi me anë të një postimi në profilin e tyre zytar në “Facebook”, të fondacionit të Ibrahimit, “Utalaya”.

“Ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ngrit flamujt e dy shteteve, duke shkëlqyer me akoma më shumë krenari. Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar. Uta e pa ndalshme, jo vetëm ndaj sfidave të ngjitjeve në majat më të larta në botë, por ajo po përballët edhe me sfida financiare të cilat po ia vështirësojnë rrugën për të përmbushur projektin e saj shumë të përzemërt, 14/8000. Uta ka nevojë për mbështetjen tonë për të përfunduar misionin e saj. Edhe kontributi më i vogël ka rëndësi, ju mund ta mbështesni”,- thuhet më tej në njoftimin e fondacionit.

 

sfidanti.al