Tashmë gjithçka është vetëm pak larg zyrtarizimit dhe shumë shpejt UEFA, mund të njoftojë dhe shpalljen e vendeve organizatore të Kampionatit Evropian, Euro 2032, me bashkëpunimin Itali-Turqi, si të vetmin kandidaturë për oragnizmin e eventit.
Të dy shtetet, pas një takimi që u zhvillua në Romë, mes presidentit të Federatës Italiane të Futbollit dhe homologut turk, vendosën ta ndajnë së bashku turneun, sipas një logjike që po fiton gjithnjë e më shumë terren në botën e futbollit ndërkombëtar. UEFA do të marrë vendimin përfundimtar në tetor, teksa kujtojmë se Turqia ka stadiumet gati, ndërsa Italia ka premtuar që do t’i rikonstrukturojë ose do të ndërtojë nga e para.
sfidanti.al