Brajton refuzon sërish “blutë”, Çelsi nuk ndalet për Kajsedo

Për herë të tretë tashmë, “pulëbardhat” e Brajton kanë refuzuar ofertën e “bluve” të Çelsit, për shërbimet e 21-vjeçarit ekuadorian të mesfushës, Moises Kajsedo, lojtar ky i cili kërkohet me ngulm në Londër.

Oferta e refuzuar kësaj here kapte shifrën e 80 milionë paundëve, kjo pasi “pulëbardhat” e Brajton kërkojnë të marrin më shumë para për shitjen e ekuadorianit. Ndërkaq, negociatat për transferimin e Kajsedo në “Stamford Brixh” vazhdojnë akoma dhe sipas raportimeve më të fundit, pritet që shumë shpejt të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes për 21-vjeçarin nga Ekuadori.

 

sfidanti.al