E “refuzuan” Milan e Lazio, “ylli” japonez i vetëofrohet “zikaltërve”

Pavarësisht refuzimeve nga Milan e Lazio, “katalizatori” japonez i mesfushës, Daiçi Kamada ka ende sërish një mundësi për të kaluar në Serie A, sezonin e ardhshëm dhe kjo “mundësi” mban ngjyrat “zikaltër”.

Shërbimet e mesfushorit japonez i janë ofruar anës tjetër të Milanos, Interit, teksa kujtojmë se prej 30 qershorit Kamada është një lojtarë i lirë, pas skadimit të kontratës me “shqiponjat” e Eintrakt Frankfurt. Mirëpo, pavarësisht vetëofrimit të japonezit, “zikaltërit” tani janë të fokusuar në nënshkrimin e një portieri të ri dhe klubi e konsideron opsionin e transferimit të Kamadas interesant, por jo prioritar, pasi në krye të listës për mesfushën e Inter është talenti serb, Lazar Samardziç nga Udineze.

Në krahun tjetër, transferimet e “yllit” japonez te Milan e Lazio dështuan, pasi këta të parët refuzuan të nënshkruanin me mesfushorin pas shkarkimit të drejtorit sportiv, Paolo Maldini, ndërsa “shqiponjat” e Lazio preferuarn të nënshkruanin me rusin, Arsen Zakarian.

 

sfidanti.al