“Gur-gur bëhet mur”, Alisoni bëhet ylli i tretë që rinovon me Liverpulin!

Ka shpenzuar mjaft në të kaluarën, ndonëse nuk krahasohen me paratë e paguara nga Mançester Siti apo Mançester Junajtidi, Çelsi, Paris SG apo dikur Reali e Barcelona. Për momentin, Liverpuli ka ndryshuar strategji dhe ndoshta nuk po bën “namin” në treg, por po rinovon me lojtarët kryesorë.  Fabinjo dhe Trent Aleksandër-Arnold e bënë pak ditë më parë dhe tani edhe portieri Alison. Trajneri Jurgen Klop pret që të rinovojnë edhe Van Dajk, Salah e Robertson. Alison ka rinovuar deri në 2027. Nuk dihet nëse Liverpuli do të bëjë blerje (të paktën 2-3 i duhen), por yjet kryesorë po i mban.

Sfidanti.al