Një kanadez mund 4 amerikanë dhe i lë pa medalje ari në 200 metra!

Andre de Grase ishte fituesi ndoshta disi i papritur në garën e dytë të shpejtësisë në atletikën olimpike. Sportisti kanadez u cilësua një yll që po lind ndërsa fitoi në moshën 26-vjecare duke lënë pas plot 4 atletë amerikanë. Ai dha kohën 19”62 duke vendosur rekord kombëtar e duke mundur amerikanin Bednarek që mbeti 6 të qindat pas tij. Në radhë ishin atletët e tjerë të SHBA-së, Lajls (kampion i botës), Najton dhe Fanbuleh, ndërsa vendi i madh mbeti pa të artën olimpike në 200 metrat në Tokio. Gjithsesi, amerikanët mund të kenë shpresë të madhe tek 17-vjecari Errion Najton (Knighton) që theu rekordin botëror të Usain Boltit për U20 me 19”84 në garat kualifikuese para Olimpiadës.

Sfidanti.al