“Pa vuajtje nuk ka fitore”, shkruan e përditshmja “AS” dhe kështu është e vërteta. Kombëtarja e Spanjës tregoi se di të vuajë e që të fitojë ndërsa arriti një sukses të rëndësishëm në cerekfinalet e garës olimpike në vaterpol për meshkuj. Rezultati ishte 12-8 ndaj SHBA-së pas një pjese të parë që përfundoi 6-6. Amerikanët ishin shumë të fortë, por inercia duket se është për spanjollët që kthehen në garë për medalje pas 21 vjetësh. Katër lojtarë spanjollë shënuan nga 2 gola, ndërsa në gjysmëfinale “furitë e kuqe” do të ndeshen me Serbinë që mundi 10-6 Italinë. Filipovic shënoi 3 gola për serbët. Në dy ndeshjet e tjera cerekfinale, u eleminuan skuadrat e forta ballkanase. Kroacia, një kandidate për medalje të artë u mund nga Hungaria 15-11, ndërsa Mali i Zi u rrëzua përballë Greqisë 4-10, pavarësisht lojës shumë të mirë të Aleksandar Ivovicit.
Sfidanti.al