Kampioni “i freskët” i tenisit në Olimpiadë e ka treguar se për kë i rreh zemra. Aleksandër Zverev ka vendosur të luajë futboll dhe këtë e ka bërë në një ndeshje për bamirësi. Tenisti gjerman me origjinë ruse ka veshur fanelën e Bajernit pikërisht në një ndeshje të tillë, dhe me këtë rast ka treguar se jo më kot është banor i Mynihut. Zverev u prit në mënyrë madhështore në aeorportin e Mynihut pas suksesit në Tokio, madje nga emocionet harroi edhe bagazhet.
Sfidanti.al