Nëse flasim me paundë stërlina nuk e ka arritur ende këtë shifër, pasi bëhen 918 milionë bashkë me transferimin e Xhek Grilishit. Do të duhej edhe Harri Kejn që “kufiri magjik” të kalohej dhe kjo vetëm në 5 vjet. Kaq kohë ka Pep Guardiola në stolin e Mancester Sitit, që kur mbërriti nga Bajerni dhe besohet se i ka lënë pas të gjithë trajnerët e tjerë dhe klubet e tjerë. Gjithsesi, nëse flasim me euro, kufiri është kaluar, pasi 918 milionë paundë stërlina bëjnë 1.05 miliardë euro afërsisht. Problemi i vetëm për Pepin është se nuk ka fituar dot Championsin, ndonëse këtë sezon arriti në finale, ndërsa ka fituar 3 tituj në Premier Ligë në 5 vjet që ka në stol.
Sfidanti.al