Kapitenia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e tregoi veten në finalen e vogël duke shënuar dy gola që rrallë realizohen. Megan Rapinou, futbollistja më e mirë e botës vitet e fundit, realizoi direkt nga goditja e këndit dhe pastaj një tjetër rrjetë me gjuajtje në ajër (volei) duke ndihmuar skuadrën amerikane që të fitonte medaljen e bronzit pas triumfit 4-3 ndaj Australisë. Një ndeshje e fortë, ku amerikanet kampione të botës krijuan një avantazh të ndjeshëm, por pastaj u detyruan të përballonin reagimin e “kangureve”. Rapinoi shkëlqeu në Kupën e Botës duke qenë lojtarja më e mirë në 2019 pas fitores në finalen ndaj Holandës, por këtë herë Suedia dhe Kanadaja u treguan më të forta.
Sfidanti.al