Gjithçka zyrtare, Mançester Siti zëvendëson Mahrezin me talentin belg

Tashmë gjithçka është zyrtare, anësori belg, Zheremi Doku është lojtari më i ri i “qytetarëve” të Mançester Siti, me 21-vjeçarin që erdhi në Premier Ligë, nga kampionati francez, aty ku aktivizohej te skuadra e Rene.

Për kartonin e talentit belg, “qytetarët” derdhën në arkat e francezëve plot 60 milionë euro, ku përfshihen dhe bonuset, ndërsa përsa i përket kontratës personale i kanë ofruar 21-vjeçarit një marrëveshje 5-vjeçare. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Doku ishte një nga më të mirët për francezët e Rene, ku në 35 përballjet e zhvilluara arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të asistojë në 4 raste shokët e tij të skuadrës.

 

sfidanti.al