“Gavi udhëheq revolucionin e të rinjve tek Barcelona”

Tre fitore në 7 ndeshje nuk janë ndonjë gjë për t’u mburrur për një ekip që lufton për titullin apo Championsin, aq më pak për Barcelonën, veçse për këtë kohë që po jetojmë, janë diçka e rëndësishme. Trajneri Ksavi Hernandez premtoi se do të ndryshohej faqja, se do të nisej një epokë e re pas humbjes së rëndë me Bajernin në Champions që solli eleminimin, ndonëse suksesi 3-2 ndaj Elçes nuk ishte aspak i lehtë.

“Gavi udhëheq revolucionin e të rinjve”, shkruajnë mediat katalanase, të cilat shtojnë se “as brezi i ri nuk mundi ta shmangte ankthin që shoqëroi ekipin dhe tifozët deri në fund”. Kjo edhe pse Elçe është kandidat për të rënë nga kategoria, edhe pse Barça kryesoi 2-0 në vetëm 19 minuta pas golave të Ferran Zhutglës dhe Gavit, e ky i fundit u vlerësua lart për rrjetën që “shënohet në plej-stejshën”, jo në fushë. Gjithsesi, miqtë barazuan në 2’, dhe u desh goli i Nikos për të siguruar tri pikët. “Kjo ndeshje duhet të jetë një moment reflektimi për ne”, – pranoi Gavi më pas, ndërsa në formacion kishte shumë lojtarë të rinj. Barcelona është në vend të 7-të në La Liga me 27 pikë, 3 pikë larg vendit të katërt që të kualifikon në Champions.

Barcelona: Ter Shtegen, Arauho, Erik Garsia, Lengle, Zhordi Alba, De Jong (Riki Puig 76’), Sergio Buskets, Gavi, Dembele, Zhutgla (Niko 71’), Abde (Balde 88’).

Sfidanti.al