Kush e thyen rekordin e asisteve të Mesit? Tadiç i Ajaksit!

Natyrisht, shkalla e vështirësisë nuk është e njëjtë, dhe në këtë statistikë mund të përdoret koeficienti që futet në lojë tek renditja e Këpucës së Artë të Europës. Dushan Tadiç ka vendosur një rekord të ri në asiste të dhëna në një vit kalendarik, duke lënë pas një legjendë si Lionel Mesi. Argjentinasi shërbeu 36 pasime për gol në vitin 2011 kur ishte tek Barcelona, ndërsa serbi ia doli të realizonte 37 gjatë këtij viti me fanelën e Ajaksit. Falë edhe ndihmës së sulmuesit serb, Ajaksi fitoi Kupën dhe kampionatin në Holandë, ndërsa futbollisti me numrin 10 mund ta shtojë rekordin sepse ka edhe dy ndeshje në dispozicion në 2021, në fushën e Fejënordit dhe në shtëpi kundër Fortunës së Sitardit. Në 2011, Mesi ishte pjesë e njërës prej skuadrave më të mëdha të historisë, Barcelonës që fitoi La Ligën dhe Championsin.

Sfidanti.al