“Telebingo” për Skënderbeun: 3 pikë dhe një shkelm ..bythëve!

Si është më mirë: të marrësh 3 pikë dhe një shkelm bythëve apo të mos marrësh asnjë pikë dhe të japësh shkelmin “fitues” ? Skënderbeu , ka provuar versionin e parë, ka fituar me Kastriotin 2-1 me gola dhe tamam në fund të ndeshjes ka ndodhur episodi i rrallë , kur trajneri Ramazan Ndreu i Kastriotit ka qëllur nga pas futbollistin Vitija. Edhe pse në Superligë menyja e dhunës është e pasur sa s’kishte vend , kjo që ndodhi në Korçë konsiderohet si një gjest “fisnik” në krahasim me dhunën klasike kur në shenjë merren kokat dhe jo të ..pasmet!

Është një shprehje e vjetër, që ndofta edhe lidhet me llojin e futbollit tonë : mos kini guxim ta shkruani historinë, por ta bëni atë! Nëse Kastrioti nuk mundi ta “shkruajë” atë për 90 minutat e lojës në fushën e Skënderbeut , trajneri Ndreu e bëri për një çast, tamam nga fundi i ndeshjes. Një gjest disi i pazakontë nga ana e një trajneri, që nxit pyetjen alla shqiptare: mirë që hodhi shkelmin, por a ishte aq “çlirues” për të larguar inatin e gjithë ndeshjes?

Dëgjoni fjalët e trajnerit Ndreu, fill pas ndeshjes, dhe po t’i konvertoni pa hile ne tregun tone, do të mendoni se shkelmin nga pas e kanë merituar vetë lojtarët e tij. “ Është e tmerrshme të pësosh ato gola..”

Sfidanti.al