Finalja e Kupës së Gjermanisë në Berlin, pa tifozë!

Ky është vendimi i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) që e sheh të pamundur rikthimin e publikut që në datën 13 maj të këtij viti. Atë mbrëmje, do të zhvillohet finalja e këtij sezoni në Kupën e Gjermanisë në Stadiumin Olimpik të Berlinit, që mund të mbajë deri në 75 000 spektatorë. DFB bëri njoftimin zyrtar, duke sqaruar se situata me koronavirusin ende nuk mund të quhet shumë e përmirësuar. Kupa e Gjermanisë për momentin është në fazën gjysmëfinale, dhe në 30 prill do të luhet ndeshja mes Verderit të Bremenit e Lajpcigut. Pra Milot Rashica do të ketë mundësi të pretendojë kalimin në finale, dhe një trofe. Në 1 maj luhet gjysmëfinalja tjetër mes Dortmundit dhe ekipit të kategorisë së dytë, Holshtajn Kil.

Sfidanti.al