Mediat britanike kanë nisur një fushatë lavdërimesh për futbollin gjerman dhe mënyrën sesi drejtohen klubet në shtetin e madh të kontinentit, ndonëse nuk mungojnë thumbat për Bajernin e Mynihut. “Deili Meil” duartroket faktin se tifozët kanë pushtetin në klubet e Bundesligës, dhe shton se dështimi i Superligës Europiane tregoi se qendrimi i Bajernit dhe i Dortmundit ishte i drejtë. Gjithsesi, tabloidi “ia tërheq veshin” Karl-Hajnc Rumeniges, duke theksuar se “ai nuk i është përgjigjur ende kërkesës së tifozëve se çfarë mendon për rregullin 50+1”, pra për faktin se tifozët kanë shumicën e aksioneve. Kujtojmë se Bajerni dëshironte që ky rregull të hiqej.
Sfidanti.al