Fëmijët dhe ushqimi, sekreti i rikthimit të madh të Mesit

Besohet për shumicën, ai është ende zgjedhja si numri 1 në botë, pavarësisht se kush fiton në anketat e FIFA-s dhe të “Frans Futbollit”. Lionel Mesi është rikthyer edhe këtë sezon më i fortë se kurrë, ndërsa për të 10-in vit me radhë kaloi kuotën e 41 golave. Në moshën 31-vjeçare nuk mund të pritet që një lojtar të jetë në një nivel siç ishte 25 apo 28 vjeç, por ylli argjentinas ka bërë dy ndryshime të rëndësishme.

Së pari, ka ndryshuar dietën ushqimore, duke lënë mënjanë pijet alkoolike, kafenë dhe sasinë e madhe të mishit, ndërsa është bërë më i disiplinuar në jetën e tij personale dhe familjare.

Së dyti, ka vendosur që të vazhdojë të fitojë trofe kolektivë dhe individualë, tani që fëmijët e tij po rriten dhe kanë mundësi të kënaqen me suksesin e babit. Rezultatet po duken, ndërsa në ndeshjen ndaj Totenhemit në “Uembli”, Mesi vrapoi 8.2 km dhe e preku topin 96 herë, më shumë se të gjithë me përjashtim të Zhordi Albës.

Sfidanti.al