Nurmagomedovi tmerrshëm ka frikë vetëm një njeri….jashtë kafazit

Dagestanasi Habib Nurmagomedov vazhdon të pushtojë faqet e para të gazetave në botë mbas fitores së tij të madhe kundër irlandezit Konor Makgregor në kategorinë e lehtë të serisë UFC (Ultimate Fight Chanpionship), jo vetëm për shkak të triumfit të tij, por edhe për shkak të tërbimit të tij mbas përfundimit të ndeshjes, kur ai kërceu gardhëin e oktagonit që “të lante hesapet” me të gjithë stafin e Makgregorit.
Sidoqoftë, mbasi u qetësua, ai u kërkoi falje organizatorve dhe, si një fëmijë i vogël, e pranoi se me siguri atij për incidentin që ai shkaktoi, do t’ia tërheqë veshin i ati në kuptimin e vërtetë të këyre fjalëve, kur ai të kthehet në Dagestan! Nurmagomedovi i madh është një burrë mjaft i respektuar në vendin e tij dhe një nga trajnerët më të mirë të Rusisë në sportet luftarake (boks, mundje…), si edhe “fajtori” kryesor që i biri i tij u bë kampion bote.
“Për mua, në vend të parë qëndron disiplina dhe ai i shkelli rregullat e saj. Brenda oktagonit ai duhet të luftojë sipas rregullave përkatëse, por jashtë tij ai duhet të sillet me kulturë e disiplinë dhe, para së gjithash, me dinjitet”, vuri në dukje Abdylmanap Nurmugamedovi që është trajner i merituar i Rusisë dhe trajner në mundjen sambo, ndërsa nga duart e tij kanë dalë mjaft sportistë që kanë fituar medalje në kampionatet botërore dhe evropiane, në radhë të parë i biri i tij, Habibi, që u bë kampion bote .
Sfidanti.al