“Fantazist” portugez, Zhoao Feliks është gjithnjë e më pranë largimit nga “bardhekuqtë” e Atletiko Madrid dhe për këtë arsye, menxhari i tij, Horge Mendez është duke gjetur opsionin më të përshtatshëm për të ardhmen e “luzitanit”.
Për këtë aryse, vetë menaxheri i ka propozuar emrin e “yllit” të sulmit, Presidentit të “gjigandëve” francezë të PSG, Naser Al-Kelaifi, por ky i fundit e ka refuzuar momentalisht propozimin e portugezit, pavarësisht se Feliks ishte i hapur për një kalim në elitën e futbollit francez.
sfidanti.al