Java e 8-të e Eurolega-s në basketboll për meshkuj përkoi me një klasike dhe tre ndeshje derbi. Në Barcelonë, vendasit u përplasën me Realin, rivalin tradicional, por ky takim nuk pati asnjë ngjashmëri me ato që janë luajtur së fundi. Madrilenët kanë fituar me një difertencë prej 39 pikësh, ndërkohë që Barcelona as që kishte lidhje me fanelën, që nga sekonda e parë e ndeshjes dhe deri në fund të saj. Lojtari më i mirë në Pallatin e Sportit “Blaugrana” u shpall Serxhio Lul, me 24 pikë të shënuara.
Ndërkohë që në asnjë nga ndeshjet e tjera nuk pasur një diferencë të tillë pikësh, midis fituesit dhe humbësit. Në Athinë, derbi është i Olimpiakos, që mundi Panathinaikos vetëm me dy pikë (79-77) dhe ai që shkëlqen në edhe në ndeshje kaq të rëndësishme, mbetet 34 vjeçari Vasilis Spanulis, me 24 pikë të shënuara. Dy ndeshje të tjera derbi u luajtën në Stamboll, ku Fenerbahçe fiton me tetë pikë me Anadolu Efes, ndërsa Gallatasaraj arrin një fitore shprese ndaj surprizës Darusafaka.
Rezultatet/ Java VIII
Barcelona – Real Madrid 63 – 102
Panathinaikos – Olimpiakos 77 – 79
Gallatasaraj – Darusafaka 85 – 81
CSKA Moskë – Zalgiris 95 – 86
Baskonia Vitoria – Bamberg 81 – 74
Crvena Zvezda – EA7 Milano 83 – 70
Fenerbahçe – Anadolu Efes 88 – 80
Uniks Kazan – Makabi Tel Aviv 73 – 74
Renditja: CSKA 14 pikë, Real Madrid 12 pikë, Baskonia, Olimpiakos, Darusafaka, Fenerbahçe 10 pikë, Makabi, Panathinaikos, Crvena Zvezda, EA7 Milano, Barcelona 8 pikë, Efes 6 pikë, Bamberg, Uniks Kazan, Zalgiris, Gallatasaraj 4 pikë