Novak Djokovic dhe Mios Raonic janë dy gjysmëfinalistët e parë të ATP Tour Finals që po zhvillohet në Londër. Kampioni në fuqi i këtij turneu, Djokovic mundi në ndeshjen e tij të fundit në Grupin “Ivan Lendl”, David Goffin me rezultatin 2-0.
Ishte një ndeshje që nuk pati histori pasi Djokovic ishte dominues gjatë gjithë kohës kundrejt kundërshtarit të tij duke i fituar setet 6-1; 6-2 në vetëm 69 minuta lojë.
Ndërsa Milos Raonic e siguroi vendin mes 4 më të mirëve të turneut londinez pasi mposhti Dominic Thiem me rezultatin 2-0.
Seti i parë ishte i ekuilibruar me Raonic që arriti ta fitojë atë vetëm me anë të tiebreakut 7-6. në setin e dytë kanadezi u shfaq më mirë se Thiem që debutonte në këtë aktivitet, duke e fituar këtë fraksion loje 6-3.