Eliminimi i Gjermanise ishte nje teme per te cilen foli edhe trajneri i perfaqesueses angleze, Garet Sauthgejt i cili tha se ne kete turne nuk mund te flitet per asgje me siguri.
‘Mendoj se nuk mund te flasesh per asgje me siguri te plote-tha Sauthgejt-ky turne eshte i pabesueshem e pame me Argjentinen, Portugaline, Spanjen. Ne dy minuta gjerat ndryshojne totalisht. Fakti qe nuk dihet se cfare do te ndodhe, e ben kete boteror shume emocionues’.
Sipas Sauthgejt, eliminimi i Gjermanise nuk do te thote se rriten shanset e Anglise per te fituar titullin Boteror.
‘Nuk besoj se ajo qe i ndodhi Gjermanise do te ndikoje tek ne-vijoi Sauthgejt-ajo qe tregon ky fakt eshte se nuk kemi kohe per te bere pushim apo te ndalojme procesin e permiresimit. Ne sport dhe ne jete duhet te permiresohesh vazhdimisht pasi çdokush ne nje moment te caktuar eshte vulnerabel’.
Sfidanti.al