Tifozët brazilianë janë në festë dhe me të drejtë, pasi ekipi i tyre kaloi në turin e dytë si vendi i parë në grup, në një Botëror ku kampionia Gjermani u eleminua shpejt. Gjithsesi, edhe tifozët e pranojnë brenda vetes se skuadra e tyre nuk i ka bindur plotësisht, duke luajtur me hope ndaj edhe Zvicrës, edhe ndaj Kosta Rikës, edhe ndaj Serbisë.
Kjo e fundit, ndoshta nuk e pati fuqinë për ta sfiduar Brazilin, por kur vendosi të hidhej në sulm në pjesën e dytë, e vuri shumë në vështirësi. Specialistët theksojnë se brazilianët bëhen të thyeshëm kur kundërshtari hyn në zonën e tyre të rreptësisë, që portieri Alison është i zoti të grushtojë, dhe jo të rrokë topin, dhe se qendërmbrojtësit nuk bashkëpunojnë siç duhet me të.
Shtoji këtyre edhe faktin e Brazili shpesh nuk ka lojë të rrjedhshme, por bazohet tek talenti individual, apo kombinimet mes dy apo tri lojtarëve, dhe ke tablonë e plotë të dobësive të “penta kampeonëve”. Nuk dihet nëse Meksika do të ketë aftësi t’i shfrytëzojë këto dobësi në të tetat e finaleve.
Sfidanti.al