Eshte shenje e fatit, Messi ne Kazan me…Kristiano Ronaldon

Argjentina dhe Lionel Mesi do te zbresin ne fushen e lojes ne Kazan per te luajtur 1/8 e finaleve me Francen. Skuadra amerikanolatine do te akomodohet ne hotelin me 4 yje ‘Ramada’. Por ka diçka kurioze ne kete histori qe ka te beje pikerisht me kapitenin e Argjentines.

Dhoma e Lionel Messit ka nje pamje perballe nje muralesi gjigand me imazhin e Kristiano Ronaldos. Sigurisht ky lajm te ben te buzeqeshesh, por a jemi te sigurt se Mesi nuk do te kerkoje te nderroje dhomen?

Ne fakt nuk eshte gje e bukur te zgjohesh, te hapesh dritaren e te shohesh ‘armikun’ tend nr.1 qe nuk eshte askush pervec rivalit tend te perjetshem qe te kujton se eshte aty per te sfiduar.  Ironia e fatit eshte se Ronaldo ne murales eshte duke shkelur syrin, nje arsye me shume per te mos e hapur kurre dritaren.

Sfidanti.al