Ljuis Hamilton është një dër sportistët më të pasur në botë, por emri i tij së fundmi është shfaqur në skandalin e ‘Paradise Papers’ që zbuloi disa nga sekretet dhe evazionet fiskale të kryera nga personalitetet më të pasur. E përditshmja britanike ‘The Guardian’ thekson se Hamilton ka shmangur taksa për vlerën e 16.5 milionë Paundëve për avionin e tij privat duke përdorur vendin Isle of Man, një skemë kjo që tashmë është vënë nën lupën e hetimeve të organeve tatimore britanike.
‘The Guardian’ bën të ditur gjithashtu se 4 kompani financiare dhe ajo ligjiore ‘Appleby’ me këtë të fundit që është në qendër të skandalit ‘Paradise Papers’, i kanë dhenë mundësinë Hamilton, por dhe dhjetëra klientëve të tjerë që të kryejnë këtë krim financiar duke krijuar biznese inekzistente nëpërmjet të cilave ata marrin me qera avionët e tyre privatë.
Ekspertë ligjorë e kanë studiuar mirë këtë skemë dhe kanë deklaruar se ajo është abuzive duke shtuar se tani askush nuk i respekton më ligjet Evropiane. Por jo vetëm kaq, ‘The Guardian’ ka theksuar në artikullin e saj se qeveria e Isle of Man u ka kërkuar organeve tatimore britanike që të rishohin 231 rastet ku vihet fshehja e taksave duke nisur nga viti 2011 që arrin deri në 1 mld Dollarë. Për momentin Hamilton duket se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë skemë të evazionit fiskal, me britanikun që kishte deklaruar më parë se ia kishte besuar këto praktika një përfaqësuesi ligjor.
Sfidanti.al