Uest Hemi nuk humbi shumë kohë në gjetjen e pasuesit te trajnerit Slaven Bilic. David Mojes do të jetë ai që do të marrë vendin e kroatit në pankinën e skuadrës londineze. Vetëm një ditë më parë, mediat britanike theksonin se ajo e Mojes ishte kandidatura kryesore për postin e trajnerit të Uest Hemit dhe 24 orë më vonë drejtuesit e klubit e zuyrtarizuan ardhjen e tij.
David Mojes ka drejtuar më parë evertonin për të kaluar te Mançester Junajtid për të zëvendësuar Sir Aleks Ferguson. Më pas ai provoi edhe aventurën spanjolle me Real Sociedad dhe në të gjitha këto aventura skocezi nuk është se pati suksese të mëdha. Sezonin e kaluar, David Mojes drejtoi skuadrën Sandërlendit, porn ë fund dha dorëheqjen nga kjo detyrë pasi skuadra nuk mundi dot të sigurojë qëndrimin në Premier Ligë
Sfidanti.al