Edhe po të llastohet   Vllaznia,  në lojë  futet edhe ..qeveria!

Po ndodh mrekullia në Shkodër: Vllaznia është ngjitur në qiellin e shtatë pasi mundi edhe Tiranën, stadiumi “Loro Boriçi” e ka fryrë “barkun” si kurrë ndonjëherë, ndërsa shkodranët , pas afro 20 vitesh, besojnë se titulli do të kthehet… në “maternitetin” ku lindi loja.Humor dhe batuta  në Shkodër , në qytetin edhe kur kthesat “alla ferrari”  te futbollit  dhe kombinimet e politikës  trazohen për të bërë një histori te re  ..lumturie!

..Sapo Tirana ka shënuar golin që ngushtoi diferencën në 2 me 1, sa hap e mbyll sytë, s’patën kohë as të merrnin frymë, arbitri Enea Jorgji  i dërgoi në “parajsën” e 11 metrave, tek pika e bardhë e penalltisë. Mes humorit dhe auto-humorit,  tifozet paskan thënë: “Edhe shkodran me pat qenë ky Enea Jorgji, më shpejtë nuk mund ta jepte penalltinë..”

Në çdo cep te qytetit dëgjon të famshmen : Me ken shkodran , tana i ban”., kurse në dhomën e futbollistëve kanë shkruar një parrullë , që tregon se ku e ka  thembrën “Akili shkodran”:  kujdes se mos të hipi vedi në qejf! Po këtë herë , miku është më i madh se armiku. Nëse llastohet  Vllaznia, atëherë ..në lojë do të shfaqet më dukshëm…”qeveria”

Sfidanti.al