Kjo fundjavë nuk ndryshoi asgjë nga situata e errët ku janë futur Erzeni dhe Kukësi, skuadra që u mundën respektivisht nga Teuta dhe Partizani. Shijakasit jan shembulli tipik i mendësisë së klubeve shqiptare dhe duket se në menaxhim kanë kopjuar shumë nga Kukësi. Gjatë merkatos së verës të dyja klubet i shpërbënë pothuajse plotësisht grupet e sezonit ta kaluar duke ndërtuar skuadra tërësisht të reja, pavarësisht faktit se kishin mbyllur një sezon pozitiv.
Shijakasit lanë gjurmë të thella sezonin e kaluar e madje flirtuan edhe me Europën por kaq nuk mjaftoi që të ndryshonin në mënyrë të pakuptimtë. Bërthama a skuadraë u largua dhe në grupin aktual mbetën vetëm pak emra të së shkuarës e kjo po reflektohet edhe tek rezultatet në fushën e lojës. Sot Erzeni është shumë më pranë Kategorisë së Parë pasi lejoi njëkohësisht edhe shkëputjen e një rivali direkt. I njëjti menaxhim është bërë edhe te Kukësi ku klubi verilindor ka ndryshuar tre trajnerë por nuk ka gjetur ende kurën për të dalë nga mankthi i rezultateve negative dhe pas më shumë se një dekade suksesesh, tashmë duket më pranë me katrgorinë inferiore.
Nga Pirro Bardhyli