Jeta priva është diçka që Kristiano Ronaldo nuk do në asnjë mënyrë që të dalë në publik, prandaj edhe ka një marrëveshje përkatëse mes tij dhe të gjithë të punësuarve rreth tij. Në marrëveshje ka një kluazolë, sipas së cilës, të punësuarit rreth tij angazhohen që të heshtin për jetën e tij private gjatë 70 viteve pasuese. Që do të thotë se asgjë lidhur Ronaldon dhe familjen e tij nuk duhet të dalë në publik gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore, pra deri në vdekjen e të afërmit të fundit të Kristianos.
Ronaldo ka katër fëmijë, ndërkohë që për dy të parët, pra, për ata që nuk janë nga Xhorxhina, e ëma nuk dihet.
Sfidanti.al