Duket se epokës së Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit për garën për Topin e Artë po i vjen fundit. Nga Franca vijnë të dhënat se do të jenë të tjerë futbollistë ata që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm individual, ndërsa portugezi dhe argjentinasi rezultojnë se kanë mbetur jashtë podiumit nga votimet e deritanishme.
Sipas gazetarit të Radio France Internationale, Erik Mamrut, 3 lojtarët që kanë marrë më shumë vota në këtë garë për momentin janë pikërisht Luka Modric, Rafael Varan dhe Kilian Mbape. Kroati i Realit të Madridit që u shpall si Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA dhe UEFA shihet si pretendenti kryesor për të fituar Topin e Artë edhe nga kompanitë e basteve me këto të fundit që përfshijnë në garë edhe Kristiano ronaldon
Ai që mund të ketë ndikuar në këtë situatë të votimeve për momentin për Topin e Artë duket se ka qenë Botërori i rusisë, ku Mesi dhe Ronaldo u penalizuan për shkak të eliminimit të parakohshëm të përfaqësueseve të tyre; Argjentina e Portugalia, ndërkohë që krejt e kundërta ndodhi me francezët, triumfues në këtë eveniment ku Varan dhe Mbape rezultuan vendimtarë për skuadrën e Deshamps.
Duke i parë gjërat në këtë këndvështrim, ajo që të bën përshtypje është se edhe Antuan Grizman ka mbetur jashtë podiumit për Topin e Artë dhe të mendosh që kontributi i sulmuesit të Atletiko Madrid në suksesin e Francës në Kupën e Botës nuk ishte aspak i vogël
sfidanti.al