NBA, Toronto konfirmohet në krye të Konferencës së Lindjes

Klivlend ka harruar të fitojë. skuadra nënkampione e NBA pësoi humbjen e radhës këtë radhë daj Cikagos 89-99 në një sfidë ku iu afrua shumë suksesit. lavine me 24 pikë, Karter Xhunior dhe Arcidiacono me 15 pikë secili ishin ata që i dhanë mundësinë skuadrës së Bulls për të marrë këtë fitore, ndërkohë që te Kavaliers spikatën i riu Sekston me 20 pikë, si dhe Tompson  me 22 pikë e Hud me 22

Hjuston vazhdon të shfaqet në një formë shumë të dobët në këtë sezon të NBA. skuadra e Riokets humbi derbin teksan me San Antonion 89-96 ku ai që spikati për Spërs ishin Oldrixh me 27 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa Derozan e mbylli sfidën me 13 pikë e 11 topa në tabelë. Për rokets përvec Harden që shënoi 25 pikë, u dalluan edhe kapela me 12 pikë e 17 topa në tabelë e Gordon me 23 pikë.

Golden Stejt nuk e ndjeu aspak mungesën e Stiven kërrit dhe Grin dhe arriti të mposhtë Bruklinin me rezultatin 111-96. Ata që morën përsipër të mbushin boshllëkun e lënë prej këtrye basketbollistëve ishin kevin Durant dhe Klej tompson. i pari regjistroi një bilanc me 28 pikë e 11 assist, ndërsa i dyti e mbylli ndeshjen me 24 pikë,. Nuk duhet harruar pa përmendur as kontributi i dhënë nga  Kuk me 27 pikë. për nets Alen me 24 dhe napier me 14 ishin ata që dhanë maksimumin në pistë pavarësisht humbjes së skuadrës së tyre.

sfidanti.al