Dmitrij Ribollovlev, pronari i klubit Monako të Ligës së 1-rë franceze, u arrestua mbi bazën e akuzës se ai “ka shpëlarë” para me një vlerë të përgjithshme prej mëse 1 miliard dollarësh.
Gazeta “Lë Mond” vë në dukje se pasaniku i mësipërm rus është arrestuar, në fakt, që të martën e kaluar, se atij i është kontrolluar shtëpia dhe se ai është marrë disa herë në pyetje.
Ribollovlevi ndodhet në paraburgim, ndërkohë që ambasada ruse në Paris ka kërkuar hollësi nga autoritetet përkatëse të Monakos. Ky tajkun (pasanik) rus pasurinë e tij të madhe e ka bërë, duke prodhuar plehra kimike, ndërkohë që, më 2011, ai e shpëtoi klubin Monako nga falimentimi, ndërsa gjatë sezonit 2016/17 ky klub fitoi titullin e kampionit të Francës.
Në këtë sezon, Monako që ka trajner ish-futbollistin e njohur francez Tieri Hanri nuk ka fituar në pesë ndeshje që nga ardhja e tij, ndërkohë që në ndeshjen e fundit, atë të Ligës së Kampioneve, Monako u mund 0-4 nga Bryzhi belg.
Sfidanti.al