Kapiteni i dytë i Realit të Madridit, Marselo, e pranon se gjyqtari Xhunejt Çakir e dëmtoi Bajernin e Mynihut, kur nuk dha në favor të tij penallti në fund të pjesës së parë të ndeshjes. Arbitri turk duket se gaboi gjatë gjykimit të situatës, kur mbrojtësi gjerman., Kimih, u përpoq të krosonte, por topi i gjuatur prej ndërroi drejtim, pasi preku dorën e Marselos brenda zonës 16-tshe të Realit.
“Në fakt, unë luajta me dorë, topi goditi dorën time dhe ajo ishte penallti. Nëse do të thosha se nuk kam luajtur me dorë, atëherë, do të gënjeja. Por, futbolli i tillë është. Nuk dua që të flas për gjyqtarët, por është e qartë se ata, herë pas here, bëjnë gabime që janë në favorin tonë, por ka raste që ata bëjnë edhe gabime që janë kundër nesh. Por, sido që të jetë, ne duhet të vazhdojmë që të luajmë futboll”, vuri në dukje Marselo.