UEFA ben prapakthehu? VAR ne Champions League te 2018/2019

Gabimet e shumta arbitrare ne ndeshjet e fundit te Liges se Kampioneve por edhe ne Europa League, ka bere qe UEFA te mendoje te beje nje hap prapa ne qendrimin e saj persa i perket sistemit VAR. Protestave e Federates Franceze pas gabimeve ne PSG-Real Madrid iu bashkuan indinjatat nga Spanja sidomos nga pjesa katalanase, Gjermania dhe Italia, vende keto qe kane shume peshe ne futbollin kontinental. Keshtu presidenti Ceferin po mendon qe te nise aplikimi i sistemit VAR qe nga faza e 1/8 te finaleve te Liges se Kampioneve dhe Europa Leagie te 2018/2019.

Ne kompeticionet evropiane jane pare gabime te shumta vertet te papranueshme per te gjithe dhe kompeticioni qe sjell me shume sponsore e te ardhura, publik e spektakaler duhet mbrojtur. Per kete arsye Ceferin vertet po e mendon nje gjysme hapi prapa. Zgjidhja mund te jete nje kompromis i te gjitheve; Sistemi VAR ne sezonin 2018/2019 ne fazen me eliminim direkt nga 1/8 e finaleve e me tutje kur ne gare mbeten skuadrat e federatave qr mbajne 7-8 vendet e para ne renditjen UEFA.

Sfidanti.al