Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger, ka kundërshtuar një ofertë që të marrë përsipër PSZH-në franceze, por, megjithatë, sikurse thuhet përgjithësisht, ai ka dëshirë që të vihet në krye të ekipit kombëtar të Francës, por edhe ky synim do të varet nga përfaqësimi i Francës në Kupën e Botës Rusi-2018. Sidoqoftë, në federatën franceze të futbollit ka një numër jo të vogël njerëzish që konsiderojnë se ka ardhur koha për ndarjen nga trajneri Didie Deshamp që ka gjashtë vite në krye të përfaqësueses franceze.
Sa për kujtese, pronari arab i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, është përpjekur disa herë që ta bindë Vengerin që të marrë timonin e këtij ekipi francez dhe të cilin, në fakt, ai e ka mik. Hera e fundit ka qenë pak kohë më parë, kur trajneri francez njoftoi publikisht për largimin e tij, mbas 22 vitesh, nga stoli i drejtimit të Arsenalit. Por, megjithatë, Vengeri nuk pranoi dhe tani, sikurse thuhet, trajner i PSZH-së do të bëhet trajner i ri gjerman, Tomas Tuhel, që ka drejtuar më parë Borusian e Dotmundit.
Sfidanti.al