Juventusi, ndoshta, është klubi më i urryer në Apenine nga numri më i madh i tifozëve të klubeve të tjerë, por, ama, Juvja, prej dhjetëçarësh, e ka treguar veten se është një klub zotërinjsh që di t’i urojë të tjerët për sukseset e arritura.
“Zonja e vjetër” nuk i harron ish-futbollistët e saj që kanë dhënë një kontribut të madh për trofetë që ajo ka fituar ose i fiton, pavarësisht, nëse ata ikin dhe bashkohen edhe me rivalët e saj më të egër. Kështu, Juventusi i uroi ditëlindjen ish-lojtarit të tij Leonardo Bonuçi që tani luan me Milanin, por, megjithatë, ky akt shpirtmadh nuk gjeti mirëkuptim te tifozët e këtij klubi gjigant italian. Ata ende janë të zemëruar me “tradhtarin” Bonuçi që iku nga Juventusi që të bashkohej me Milanin.
“Shtatë sezone bashkë, gjashtë tituj kampioni, tri kupa dhe momente tjerë të paharrueshëm, Gëzuar ditëlindjen, Leonardo”, shkruhej në urimin që Juventusi i dërgoi Bonuçit.