Xherardi gëzohet se Bajerni iku nga finalja, me Realin është ndryshe!

Stiven Xherard konsideron se është më mirë për Liverpulin që Reali eliminoi Bajernin e Mynihut në gjysmëfinalet ë Champions-it. Kapiteni legjendar i Lverpuli është i mendimit se për Liverpulin Reali është një kundërshtar më i mirë sesa klubi bavarez.

“Bajerni dominoi në të dy ndeshjet me Realin dhe atij, me të vërtetë, ka se përse t’i vijë keq aq shumë. Ai bëri shumë, me të vërtetë, shumë, pati shumë shanse dhe duket që është një ekip shumë më i mirë. Mbas asaj që ne pamë në të dy ndeshjet gjysmëfinale, realisht, është më mirë që Liverpuli do të ndeshet me Realin dhe jo me Bajernin”, deklaroi Xherardi.