E pabesueshme: Ronaldo statistikisht – lojtari më i keq në Primera!

Në ndeshjen e fundit kundër Espanjolit, “mbretërorët” hynë në fushë me fiks 10 pikë më pak se Barcelona, por, sidoqoftë, Reali i Madridit fitoi pa ndonjë problem 2-0 me dy gola të shënuar nga Isko. Dhe, ndërkohë që të gjithë festonin golat e tij dhe, më pas, edhe fitoren, Kristiano Ronaldo dukej se ishte plotësisht i painteresuar. Këtë fillimsezoni, atij, me të vërtetë, nuk po i ecën aspak mirë, ndërsa duket qartë nervozizmi i tij në fushë.

Nga ana statistikore, Ronaldo është lojtari më i keq në kampionatin spanjoll në shtatë javët e para të tij. Ai ka gjuajtur 22 herë në drejtim të portave kundërshtare, por, gjithsej, katër topa kanë përfunduar në kuadratin e portës që është realizimi më i keq në të gjithë ligën spanjolle. Në favor të kësaj situate flet edhe fakti se ai, gjatë katër javëve, nuk ka luajtur, pasi ka qenë i pezulluar, ndoshta, prandaj, edhe është nervoz. Një mungesë efektshmërie e tillë nga ana e Ronaldos nuk mbahet mend prej kohësh.

Sfidanti.al