E pabesueshme, por e vërtetë: paragjykimi i Zidanes solli fitoren e Realit?

Në adresë të Zinedin Zidanes shumëkush po bën lavdërime të shumta për zëvendësimin mjaft efikas që ai bëri gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të tij, duke i dhënë shans që të luajë në fillim të pjesës së dytë Marko Asensios, një lëvizje që doli se ishte vendimtare në fitoren 1-2 të ekipit “mbretëror” kundër bavarezëve në “Alianc Arena”.

Trajneri francez, sidoqoftë, i paralajmëroi tifozët se ata nuk duhet të gëzohen para kohe, sepse Bajerni është në gjendje që të përbëjë rrezik edhe në “Santiago Bernane” në Madrid, por, sidoqoftë, një hit i vërtetë në Spanjë është bërë diçka që kanë zbuluar dy gazetat spanjolle më me prestigj,”Marka” dhe “As”, që, zakonisht, kanë burimet e veta brenda kampit të Realit. Sipas tyre, Zidane aplikoi një dozë të madhe paragjykimi para ndeshjes me Bajernin, midis tyre edhe që futbollistët të dalin në fushë në “Alianc Arena’ me uniforma të zeza, pra, me të njëjtën uniformë që Reali luajti edhe sezonin e kaluar të Champions-it, në ndeshjen çerekfinale ndaj Bajernit.

Interesant është fakti se ky ishte vetëm një nga ritualet që aplikoi Zidane nga sezoni i kaluar, ndërkohë që paragjykimi shkoi deri në atë shkallë, saqë Zizuja kërkoi që ekipi të vendoset në të njëjtin hotel në Mynih dhe që për të (ekipin) të kujdeset i njëjti personel, pra po ata njeëz që u kujdesen për lojtarët madridas, vitin e kaluar, që menuja e ushqimit të jetë identike me atë të vjetshme, ndërkohë që i kërkoi Toni Krosit që ta shoqëronte në konferencën e shtypit para ndeshjes.

Rastësi ose jo, gjithçka sa më sipër i solli Zidanes rezultatin e dëshiruar dhe ajo që duket si e pazakontë, por si një dezha vu e vërtetë, ndeshja Bajern-Real, ashtu si edhe vitin e kaluar, u mbyll me rezultatin identik 1-2 në favor të ekipit madridas!

Sfidanti.al