Ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane Filip Lam që kryeson fushatën e përpjekjeve që Gjermania të jetë mikpritëse e kampionatit evropian të futbollit, më 2024, vuri në dukje, këto ditë, se ka ardhur koha që futbolli të kthehet në “shtëpi”, në territorin e fituesit të trefishtë të këtij trofeu.
“Gjermania është një mikpritëse e mirë, ne kemi stadiume modernë dhe një infrastrukturë të përshtatshme, kurse futbolli do të ndjehet te neve si në shtëpinë e vet”, theksoi Lami, pasi Gjermania paraqiti kërkesën zyrtare në Nion të Zvicrës që ajo të organizojë Evropianin e vitit 2024.
Rainhard Grindel, presidenti i federatës gjermane të futbollit, nga ana e tij, tha se Gjermania është në gjendje që të organizojë një turne final evropian të përsosur.